Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, foli për ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një 35-vjeçar mbante të mbyllur ne banesë nënën, gruan dhe fëmijët e mitur.
Gazetarja Lala zbuloi një pjesë të letrës së bashkëshortes së Jetnor Zhabolit ku ndër të tjera shkuan se:
“Më falni, s’mund të shkruaj shumë. Nëna e gjyshi do ju flasin shumë për mamin, do ju dua dhe kur t’ju lë. Më falni! Kurrë mos ndjeni turp për mua. Nuk ju turpërova kurrë”.
Ndërsa i drejtohej prindërve duke u thënë se:
“Faleminderit për gjithçka, po ju lë fëmijët amanet. Asnjë nuk ka faj për fundin tim, nuk e përballoj dot këtë stres”.
Pjesë nga intervista:
Lala: Fakti që fëmija nuk dilte, as gruaja, ishin këto detaje që e kishin bërë qytetarin të kuptonte se kishte diçka që nuk shkonte në këtë familje. Në dy vitet e fundit Jetnori filloi të shfaqte problemet mendore.
Pyetje: Në banesë janë gjetur dhe letra lamtumire nga bashkëshortja e 35-vjeçarit, çfarë shkruhej?
Lala: Letrat janë të dhimbshme. Nëna e Jetnorit thotë se nusja e saj ishte një grua e mirë dhe e fortë, për të birin tha se dëgjonte zhurma në mure. Jetnori nuk ka pranuar që të kurohej dhe madje shkoi në atë pikë që të bëhej agresiv. Jetnori urrente dhe djalin e vogël pasi thoshte se ‘ngjan nga ty (bashkëshortes) dhe jo nga unë’, sipas letrës së gruas së tij. Për fat të mirë gruaja e Jetnorit nuk shkoi në aktin ekstrem, t’i jepte fund jetës.