Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Dushk.
Një fugon ka goditur një këmbësore, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Viktima dyshohet se është endacake rreth 60 vjeç.
Ajo ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit dhe është përplasur nga furgoni. Shkak është bërë edhe errësira.
Drejtuesi i mjetit, një 30-vjeçar, është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat e ngjarjes.
Policia po heton për zbulimin e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.