Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin mëngjesin e kësaj të hëne. Një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”.
Ai ishte punonjës i Bashkisë së Peqinit. Si pasojë e dëmtimeve, 58-vjeçari ka humbur jetën në spital.
“Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital”, njoftoi policia.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.