Aktualitet Po lahej në lumin Drin, humb jetën 15-vjeçari në Dibër

Po lahej në lumin Drin, humb jetën 15-vjeçari në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku është mbytur në lumin Drin një 15-vjeçar.

Policia njofton se i mituri ka qenë duke u larë në lumë, kur e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.