Një 68-vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht në Tiranë, pasi ra nga një lartësi e madhe teksa lante xhamat e dritareve.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, ku shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.