Një shtetas polak ka ndërruar jetë teksa po notonte në pishinën e një hoteli në Vlorë.
Mësohet se 18-vjeçari ka qenë duke notuar me prindërit e tij në pishinë, e më pas këta të fundit janë larguar për të konsumuar diçka.
Pasi janë rikthyer, ata e kanë gjetur djalin e tyre të mbytur në fund të pishinës.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore.