Një punonjës i pastrimit të plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muxhahedinëve në Manëz.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë ndërsa Shaban Teni 64 vjec ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar.
Ora News shkruan se Teni prind i katër femijëve punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth Manëz.
Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muxhahedinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehërave.
Ai ka shkuar ta vajisë dhe gjatë punës dikush ka lëvizur levën ç’ka ka bërë qe 64 vjeçari të terhiqet nga makineria te përfundojë në plehëra i pajetë.