Nga Artan Fuga*
Çfarë na ka gjetur. Po përsëritet historia që nga Mesjeta, me shtriga, vampira, xhinde!
Tani e kanë kapur me vaksinën! Vaksina bëhet që të na ndryshojë genomin, grupin e gjakut, të na bëjë lolo, të bindur, që besojmë çdo gjë, për të na sunduar më mirë!
Me vdek gazit!
Më shumë sesa jemi të bindur, naivë, frikacakë, të nënshtruar, të manipulueshëm, askush nuk do që të jemi më shumë.
Njeriu është tashmë i tillë. Ka qenë dhe është bërë më shumë.
Nuk ka nevojë për vaksinë për këtë!
Dhe dashkan ATA të rrethohen me njerëz me genom të ndryshuar, t’i kenë vartës, punëtorë, të martohen me ta, të bëjnë fëmijë, hahahaha.
Të fuqishmit sot bëjnë çfarë duan me qytetarët masivë, nuk kanë nevojë për vaksina kanë shkolla, media, filma, reklama, hahaha, u dashka vaksina për të na bërë ne budallenj!
Mos e bëni, unë mezi e pres dhe do ta bëj!
Pa vaksinën e difteritit, të lisë, të tetanozit, të meningjitit, kundra malarjes, etj., do të kisha vdekur nja njëqind herë!
E kuptoni o njerëz? Tjetër punë sa e mirë dhe efikase do të jetë vaksina! Kjo ha debat dhe do të jetë një proces!
Po ne në gjumë jemi! Për pesë lekë ka shumë prej nesh që bëjnë çfarë t’u thuash!
Ne as për të votuar nuk dimë, nuk shkojmë, nuk informohemi, nuk kundërshtojmë, pse duhet vaksinë tjetër?
Ne na rrejnë me premtime elektorale absurde! – Duhet vaksinë për këtë!
Çfarë narcizimi, sikur jemi të përkryer dhe na u dashka një vaksinë prej miliarda eurosh që Qenan K. të mos jetë ai që është!
Qenan K. është somnabul mo!
*Marrë nga profili i Artan Fugës në Facebook