Kuriozitete Po restauronin urën, gjejnë një shishe shampanjë 130-vjeçare

Po restauronin urën, gjejnë një shishe shampanjë 130-vjeçare

Një fabrike vere gjermane i duhet të ngrejë një dolli për disa punonjës ndërtimi, pasi një shishe shampanje, e prodhuar para më shumë se 130 viteve, u gjend gjatë rinovimit të një ure në Gjermaninë Lindore.

”Shishja e verës ”Rotkaeppchen” u zbulua në gusht të vitit të kaluar në një urë të lumit Unstrut në qytetin Nebra dhe tani zë një vend të lakmuar në arkivat e kompanisë”, thotë një zëdhënës i fabrikës së verës ”Rotkaeppchen-Mumm”.

Shishja ”Kloss & Foerster Sekt” – paraardhësit e markës së sotme ”Rotkaeppchen” – u gjet në një kapsulë të vogël metalike së bashku me objekte të tjera të asaj periudhe në urën, e cila u përurua në 1886.

Historia e ”Rotkaeppchen” filloi në vitin 1856, kur vëllezërit Mortiz dhe Julius Kloss u bashkuan me mikun Carl Foerster për të filluar një punishte vere në Freyburg përgjatë Unstrut dhe për të prodhuar verë të gazuar.

Marka ”Rottkaepchen”, që në gjermanisht përkthehet “Kësulëkuqja e vogël”, u përurua në vitin 1894 dhe tani është marka më e njohur e verës me gaz.