Aktualitet Po shkëmbenin lëndën narkotike, policia u prish planet. Goditet grupi kriminal në...

Po shkëmbenin lëndën narkotike, policia u prish planet. Goditet grupi kriminal në Shkodër

Një grup kriminal është shkatërruar nga autoritetet policore në Shkodër, pas një operacioni të koduar “Rrjeta”. Mësohet se në pranga kanë rënë katër persona, kushërinj me njëri-tjetrin.

Halis Uraj, 30 vjeç, banues në Shkodër, Mustafa Uraj, 26 vjeç; Arjan Uraj, 36 vjeç dhe Mehmet Uraj, 72 vjeç të tre banues në fshatin Mes, Shkodër, janë personat që janë vënë në pranga këtë të diel.

Ata u kapën gjatë operacionit që u realizuar në Postribë në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 14 litra vaj hashashi; 65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate; një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet.

Policia, së bashku me prokurorinë po punojnë për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.