Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil ku një automjet tip “Benz” me drejtues E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”. Ky i fundit, si pasojë e një defekti, po shtyhej nga një 24-vjeçar dhe tre persona të tjerë.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej personave që po ndihmonin drejtuesin e automjetit “Lancia”, një 15-vjeçar, së bashku me drejtuesin, D. Ç, kanë mbetur të lënduar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Mësohet se adoleshenti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Benz”, E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.