Katër nga anëtarë të “Grupit Bajri”, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali kanë depozituar një kallëzim penal ndaj gjyqtares së çështjes Iliriana Olldashi për “Shpërdorim detyre”
Sipas kallëzuesve kanë kaluar më shumë se 3 javë dhe vendimi i masës së sigurimit “arrest ne burg” nuk është zbardhur, për pasojë aktet nuk janë depozituar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
Në kallëzimin e depozituar Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali deklarojnë se po mundohen t’i mbajnë me çdo kusht në burg
Edhe më herët, katër anëtarët e grupit i janë drejtuar KPK me kërkesë ankimore ndaj gjyqtares Iliriana Olldashi dhe Prokurorit Anton Martini duke kërkuar me ngulm largimin e tyre nga sistemi i drejtësisë si të papërshtatshëm dhe të nënshtruar nga faktorë politikë.