Aktualitet Po tentonte të futej në Turqi, kapet Petro Tane i dënuar me...

Po tentonte të futej në Turqi, kapet Petro Tane i dënuar me 14 vjet burg për vrasje

Një aksion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj turke ka çuar në arrestimin e një 49-vjeçari i cili është i dënuar në Shqipëri për vrasje.

Petro Tane nga Kuçova, i cili përdor dhe identitetin e dytë Petrit Tabaku, po tentonte të futej në Turqi me dokumente të falsifikuara. Por pas marrjes së informacionit, u organizua menjëherë operacioni policor i koduar “Behram” që u finalizua me arrestimin e 49-vjeçarit Petro Tane.

Gjatë gjithë kësaj kohe në arrati, mësohet se Tane jetonte në Greqi përpara se të tentonte udhëtimin drejt Turqisë.

Policia turke e arrestoi dhe e depërtoi në Rinas, duke iu dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Petro Tane ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 1997 ka vrarë me automatik A.S. në lagjen “1 Maji” në Kuçovë. Në vitin 2006 ai u dënua në mungesë me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetasi.