Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Sarandës nën akuzën e trafikut të armëve dhe municioneve.
M. C., 24 vjeç, dhe K. O., 23 vjeç me detyrë zjarrfikës, të dy banues në Këlcyrë u arrestuan në zonën e Skërficës në Sarandë teksa transportonin me makinën e tyre 10 pistoleta Glock dhe një sasi e konsiderueshme municionesh për to.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se dy të rinjtë kishin si qëllim që armët t’i shisnin në qytetin e Sarandës.
Së bashku me armët dhe municionin luftarak, shërbimet sekuestruan një shumë prej 250 eurosh si dhe automjetin tip “Nissan”.
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.