Paul Pogba ka blerë një roje besnike, pasi u vu në shënjestër të tifozëve të Manchester United. Sipas “The Sun”, mesfushori i “Djajve të Kuq” ka blerë një qen të trajnuar për 15.000 stërlina nga kompania e specializuar “Chaperone K9”, e cila i ka “ndihmuar” tashmë me këtë shërbim edhe shokët e skuadrës së yllit francez, Marcus Rashford e Phil Jones.
Kampion i botës ka vendosur të rrisë masat e sigurisë pas grafitit “Pogba Out”, që e “skalitën” tifozët jashtë qendrës sportive të Manchester United. Pogba nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie idilike me tifozët e “Djajve të Kuq”, që kur u kthye në Manchester nga Juventusi për 90 milionë stërlina, verën e vitit 2016.