I ftohti i ka marrë jetën një burri në fshatin Selcë e Sipërme të Pogradecit.
53-vjeçari Ajet Zikollari kishte dalë dy ditë më parë nga shtëpia për të marrë ushqim për familjen, për të mos u kthyer më.
Ai ishte nisur me gomar drejt Proptishtit dhe dyshohet se humbi jetën për shkak të temperaturave të ulëta.
Familjarët e kërkonin 53-vjeçarin prej dy ditësh.
Zikollari u gjet pasditen e së dielës, i ngrirë në dëborë.
53-vjeçari është viktima e tretë që regjistrohet nga i ftohti që ka përfshirë Shqipërinë në javën e fundit.