Një polic grek ka thënë për “The Sun” se kapiteni i Machester United, Harry Maguire, është trajtuar si një i dehur i zakonshëm gjatë arrestimit të tij në Mikonos.
Qendërmbrojtësi anglez tha për BBC se efektivët e policisë nuk u identifikuan dhe për këtë arsye ai mendoi se po e rrëmbenin.
27-vjeçari u shpall fajtor për dhunë ndaj policëve dhe tentativë për ryshfet, pasi u arrestua pas një sherri në një klub nate.
Polici u shpreh: “Nuk e trajtuam ndryshe nga britanikët e tjerë të dehur. Ishte thjesht një i dehur tjetër që po bënte sherr. Jemi mësuar me këto gjëra, por me deklaratat e tij duket sikur ishte një situatë krejt tjetër. Pse duhet ta rrethonim 8 policë këtë person dhe të mos thonim se ishim policë? Na heqin nga puna po të veprojmë kështu”.