Polici francez që qëlloi për vdekje të miturin 17-vjeç, Nahelin, i ka kërkuar falje familjes së tij teksa ishte në paraburgim.
Ndërkohë që, deri më tani, janë arrestuar 667 persona.
Avokati i tij, Laurent-Franck Lienard, tha se polici ishte “i shkatërruar” dhe se ai nuk ngrihet në mëngjes për të vrarë njerëz.
“Fjalët e para që shqiptoi ishin kërkim-falja dhe fjalët e fundit që tha ishin për t’i kërkuar falje familjes”, shkruan BBC.
Ndërsa, në të gjithë Francën kanë vazhduar protestat e shumta ku pas natës së tretë janë arrestuar 667 persona.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka thënë se policia dhe zjarrfikësit u përballën me “dhunë të rrallë” që përfshiu vendin sërish mbrëmë.
Shumica e të arrestuarve janë nga mosha 14 deri në 18 vjeç, ndërsa në disa raste protestuesit kanë hyrë me makina në dyqane, barnatore e vende të tjera.