Pamja dramatike e kamerave tregon momentin kur një oficer policie qëlloi dhe vrau një njeri të armatosur të Oregonit, i cili nxori një armë dhe e shkrepi pasi po tentohej të largohej nga shkolla e vajzës së tij.
Charles Landeros, 30 vjeç, u qëllua për vdekje në kokë nga efektivi Steve Timm në hyrje të një shkolle në Eugene të Oregon më 11 janar.
Videoja është regjistruar nga kamerat e trupit të Timm, e në të tregohet Landerosin në korridorin e shkollës.
Landeros, raportohet se ishte përfshirë në një mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tij dhe nuk lejohej ta takonte apo ta merrte atë, për këtë arsye policie e njoftuar nga drejtuesit e shkollës është përpjekur që ta largojë atë me forcë nga ambientet e saj.
Por sapo kanë dalë në oborr, 30-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë e ka tentuar të qëllojë ndaj dy efektivëve, por fatmirësisht plumbi nuk ka kapur asnjë prej tyre.
Në këtë moment Steve Timm ka nxjerrë pistoletën e tij duke qëlluar me armë ndaj Charles Landeros, duke e lënë të pajetë.
Pas një hetimi rreth ngjarjes, veprimi i Steve Timm është cilësuar si i justifikuar dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.