Policia e Tiranës po kryen disa kontrolle për verifikimin e mjeteve te blinduara. Në një nga kontrollet në Kodër Kashar është konstatuar edhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit, Rrahman Rraja, në drejtim të një mjeti të blinduar. Rraja është shoqëruar në polici për verifikim. Deri më tani nga kontrollet janë konstatuar 3 mjete te blinduara.
Rraja është një nga personat të cilët prokuroria kërkonte t’i merrte në pyetje në lidhje me masakrën e Fushë-Krujës më 17 korrik të këtij viti, kur mbetën të vrarë 3 persona, Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.
Mes emrave që kërkoheshin të pyeten nga prokuroria e Kurbinit për atë ngjarje ishin dhe Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi dhe Indrit Dokle, në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë.