Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës nga forcat e rendit, me akuzën se kishte strehuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, që ishte zhdukur rreth një muaj më parë nga shtëpia e saj.
Në banesën e të arrestuarit me iniciale Sh.F, banues pikërisht në qytetin bregdetar, policia gjeti edhe një sasi rreth 400 gramë lëndë narkotike, që personi shiste me doza në zonën e plazhit.
Vajza 17-vjeçare ishte zhdukur nga banesa, pa lënë gjurmë, rreth një muaj më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.