Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e të riut që dogji gjatë protestës pemën e Krishtlindjeve, pranë Kryeministrisë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, lexohet në njoftimin e policisë.