Në kuadër të fazës së nëntë të operacionit policor të koduar “Fijet”, Policia ka çmontuar në qytetin e Tiranës 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.
Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private janë 37 persona të cilët i kishin montuar këroi kamera në mënyrë të kundraligjshme.
Kamerat janë çmontuar konkretisht në rrugët “Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”, “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë çmontuar 155 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim personat me iniciale:
B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.