Skenarin e opozitës për protestën e sotme duket se e zbuloi policia e Tiranës.
Nëpërmjet një komunikatë për mediat, uniformat blu bëjnë me dije akset rrugore të cilat priten të bllokohen ditën e hënë nga protesta e opozitës.
Sipas njoftimet, krahas bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe “Gjergj Fishta”, pjesë e rrugëve që do të bllokohen janë edhe rruga e Elbasanit, kryqëzimi i “21 dhjetorit”, Rreth-rrotullimi i “Zogut të Zi”, rruga Dritan Hoxha dhe zona e Pallatit me Shigjeta së bashku me akset rrugore pranë tyre.
Kësisoj, sipas njoftimit, e hëna pasdite mund të sjellë edhe një paralizim të qarkullimit të automjeteve në kryeqytet dhe Policia e Shtetit i bën apel qytetarëve të shmangin lëvizjen me makina në këto akse rrugore.