Policia ka bastisur një galeri në Londër në pronësi të ish-agjentit të Banksy, Steve Lazarides. Ndërhyrja e tyre u shkaktua nga një skulpturë hiper-realiste që agjentët e ngatërruan për një grua në gjendje kritike shëndetësore.
Vepra që titullohet “Kristina” (2022), e artistit amerikan Mark Jenkins, në fakt përshkruan një grua të veshur rastësisht të rrëzuar në një tavolinë, me kokën e mbështetur në sipërfaqe dhe me duart të mbështetura në këmbët e saj.
Ngjarja ndodhi më 25 nëntor kur Policia Metropolitane e Londrës mori një telefonatë në orën 17:32. U raportua për një person në dukje pa ndjenja brenda Laz Emporium, galeria në rrugën Lexington në Soho e hapur nga Steve Lazarides në tetor 2021. Dyert e galerisë ishin të mbyllura dhe gruaja nuk po u ‘përgjigjej’ kërkesave.
Rreth 20 minuta më vonë, oficerët depërtuan me forcë derën dhe hynë në galeri, ku zbuluan se personi ishte në të vërtetë një instalacion. Por në fund të fundit, policia iu përgjigj asaj që në dukje dukej një emergjencë, një emergjence për më tepër e krijuar nga vetë vepra, provokuese dhe që synon të mashtrojë sytë dhe shqisat e shikuesit.
Bastisja tërhoqi vëmendjen e (dhe ndoshta e frikësoi) asistenti të galerisë, i cili në atë moment ishte ngjitur lart për të përgatitur një filxhan çaj. Për siguri, ai e kishte mbyllur galerinë. Ai u kthye në sallën e ekspozitës, ku gjeti oficerët po aq të hutuar që sapo kishin hequr derën nga menteshat e saj. Supozimi i tyre ishte se gruaja, e cila u raportua nga kalimtarët si e palëvizshme gjatë orëve të fundit, ose kishte pësuar një atak në zemër ose ishte në mbidozë. Fatmirësisht, asnjë nga këto.
“Kristina” ishte porositur nga vetë Lazaridesi, i cili donte një portret të motrës së tij. Vepra e artit në përmasa reale është bërë me shirit paketimi të mbushur me shkumë dhe përfaqëson gruan me flokë të çrregullt, një kapuç të verdhë dhe atlete. Sigurisht që synimi i artit është provokimi dhe mesa duket ia doli.
Vepra do të jetë në galeri deri më 24 dhjetor 2022, nuk është në shitje për momentin. Por nëse galeria do ta shiste atë, ajo do të kushtonte rreth 18,000 £ (22,065 dollarë).