Shoferët e makinave duhet të shmangin aksin Orikum-Palasë përgjatë një javë në orarin 21:00 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit duke filuar nga dita e sotme.
Policia e Vlorës ka publikuar njoftimin gjatë ditës së sotme duke informuar se aksi do të jetë i bllokuar për të gjitha kategoritë e automjeteve.
“Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër (19.10.2019).
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative”, njofton policia.