Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë, bënë të mundur evakuimin e 50 pasagjerëve që ndodheshin të bllokuar në automjete në bypass Qafë Murrizë, duke i nxjerrë nga zona ku kishin mbetur dhe po i transportojnë në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi.
Shërbimet e Policisë, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndodhen në krye të detyrës, për t’iu dhënë ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës në rast nevoje dhe apelojnë për shmangie të qarkullimit në Rrugën e Arbrit.
Gjithashtu, Policia Rrugore apelon që drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.