Aktualitet Policia i kap teksa shkëmbejnë mallin, 6 në pranga

Policia i kap teksa shkëmbejnë mallin, 6 në pranga

6 persona janë vënë në pranga, si pasojë e një hetimi disamujor në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Shëngjergji”.

Të arrestuarit janë: A. T., 35 vjeç, organizatori; J. Ç., 22 vjeç; R. D., 23 vjeç; F. B. (O.), 30 vjeç;  R. J., 39 vjeç;  Xh. K., 37 vjeç. Të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas po qarkullonin në vendin e quajtur Qafë Priskë, në rrugën e Dajtit, teksa u ndaluan nga policia për kontroll.

Nga kontrolli i ushtruar në të dyja mjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: tri qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me peshë 37.5 kg, 8500 euro dhe 4700 lekë dhe 8 aparate celular.