Policia e Lezhës ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike të mbytjes së një fëmije vetëm 10-vjeç në fshatin Shtrungaj të Mirditës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 kur të miturit i ka rënë topi në lumë dhe ka tentuar që ta nxjerrë, por është marrë nga rrjedha.
Policia thotë se me marrjen e njoftimit, shërbimet kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet.
Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, por për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit do fillojnë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.