Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e një dite më parë në Vorë, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri në ambientet e një servisi.
Bëhet e ditur se është arrestuar shtetasi O. P., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ditën e djeshme, O. P. dhe tre të tjerë, B. B. (32 vjeç), R. L. (38 vjeç) dhe M. U. (37 vjeç), kanë hyrë në ambientet e një servisi në Vorë, ku janë konfliktuar me shtetasit A. M., F. M., dhe Xh. Sh.
Gjatë këtij konflikti, shtetasi B. B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur rëndë shtetasin Xh. Sh.
Ndërsa, F. M. dhe A. M. janë dëmtuar gjatë përleshjes fizike.
Të tre shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka intensifikuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për shoqërimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë incident.