Aktualitet Policia jep detaje për plagosjen në Shkodër, ndalohen tre persona

Policia jep detaje për plagosjen në Shkodër, ndalohen tre persona

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Postribë rreth orës 20:40.

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, K.Kakia dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë 43-vjeçarin Ç. Shabaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.

Uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.