Aktualitet Policia jep informacion për të shtënat me armë: U plagos një 22-vjeçar...

Policia jep informacion për të shtënat me armë: U plagos një 22-vjeçar brenda makinës së parkuar

Policia e Tiranës ka dhënë informacion për të shtënat me armë në zonën e Komunës së Parisit mbrëmjen e së martës.

Mësohet se ka mbetur i plagosur një djalë i ri, 22-vjeçari me iniciale R.B. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë që ka dhënë dhe dinamikën paraprake të ngjarjes, 22-vjeçari ka qenë brenda makinës së parkuar kur u qëllua me armë.

Shërbimet e policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.