Policia e Krujës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Noja”, ku është sekuestruar një sasi prej 145 kg lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.
Në pranga ka rënë Haxhi Murati 66 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë, me detyrë kryeplak i fshatit Nojë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim i 34-vjeçarit Bujar Sefa (Xaka), banues në fshatin Nojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Policia sqaron se droga është gjetur në banesat e dy të sipërpërmendurve, e cila ishte gati për shitje.