Aktualitet Policia kap mat të riun që tentoi të vidhte banesën në Shkodër...

Policia kap mat të riun që tentoi të vidhte banesën në Shkodër (Video)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë.

Si rezultat i veprimeve, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë brenda banesës, në tentativë për të vjedhur, 24-vjeçarin me iniciale E. T., banues në Laç, Vau i Dejës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një kaçavidë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.