Policia kufitare ka shpëtuar dy turistë amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit në Himarë.
Sipas asaj që njoftuan uniformat blu, turistët po lundronin me kanoe, por e kanë pasur të pamundur të ktheheshin në breg pasi kanë mbetur të bllokuar në shkëmbinj.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, për t’iu ardhur në ndihmë dy turistëve.
Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.