Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 24-vjeçare. Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranë bëjnë me dije se e reja kishte shkuar në një banesë në Kashar me pretekstin për të lypur, por kishte tentuar të vidhte banesën.
Zyrtarisht njoftohet se pre e kësaj grabitje ka qenë I.K., e cila ka denoncuar ngjarjen mbrëmjen e djeshme.
“Më datë 28.09.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K. B., 24 vjeçe, sepse mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Butrinti”, në Kashar, ka shkuar me pretekstin për të lypur dhe më pas ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases I. K. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetases K. B.”, njofton Policia e Tiranës.