Një trafikant kokaine është qëlluar me armë nga një punonjës policie në Tiranë.
Mësohet se trafikanti i cili po transportonte 1 kg kokainë është qëlluar nga policia, pasi gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ai nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë në vetëmbrojtje ka qëlluar dhe e ka plagosur trafikantin, i cili më pas është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe Prokuroria po bëjnë procedurat lidhur me ngjarjen.