Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ditës së shtunë ku si pasojë e një aksidenti me makinë mbeti i vdekur një këmbësor. Pas hetimeve, autoritetet kanë vënë në pranga shoferin 41-vjeçar me iniciale M.I për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Policia ka dyshime të forta se 41-vjeçari ka goditur me makinë 57-vjeçarin Sh.E për motive hakmarrje. Mësohet se babai i viktimës në vitin 2006 ka vrarë babain e 41-vjeçarit.
Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën në Rromanat të Durrësit. 41-vjeçari M.I duke drejtuar mjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur goditi 57-vjeçarin Sh.E, i cili po ecte në rrugë. Si pasojë e goditjeve të marra ky i fundit ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.