Policia e Elbasanit ka organizuar operacionin e radhës për kapjen e personave të shpallur në kërkim midis të cilëve edhe i shumëkërkuari për vrasje me porosi, Suel Çela.
Uniformat blu mësohet se kanë zbarkuar pranë tregut agro-ushqimor të Elbasanit si dhe në shtëpinë e Çelës gjatë orëve të natës, ku kanë kryer kontrolle të imtësishme.
Por përveç faktit të kryerjes së këtij operacioni, për momentin policia është shumë e rezervuar në dhënien e informacioneve mbi rezultatet e këtyre kontrolleve.
Suel Çela është person i shpallur në kërkim prej vitesh për disa ngjarje të rënda kriminale dhe hetimet nga tij po ndiqen edhe nga Byroja Kombëtare në varësi të SPAK dhe hetuesit belgë.
Deri më tani policia ka dështuar të arrestojë Çelën, edhe pse janë zhvilluar disa operacione.