Pas një operacioni të vështirë do të rikthehet në Tiranë Ina Nuka, efektivja e Shqiponjave e cila humbi 3 gishta të dorës së djathtë nga një kapsollë që u hodh nga protestuesit e Astirit gjatë protestës së Parlamentit pak javë më parë.
Nuka u dërgua në Ankara të Turqisë për të operuar gishtat, ndërsa vetëm një javë më parë u bë e ditur se operacioni, i cili zgjati rreth 7 orë kishte përfunduar me sukses.
Pas disa ndërhyrjesh të vështira, tashmë duket se Ina është shëruar dhe do të rikthehet në Tiranë.
Këtë gjë e kanë bërë të ditur Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, i cili ka takuar oficeren Nuka në Ankara.
“Me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por te suksesshme në Spitalin Numune Ankara, niset së shpejti për në Tiranë”, shkruan Gazheli në Facebook.