Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u takua sot me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për të diskutuar mbi luftën në Siri, sidomos për zonën në veri, ku tërheqja e trupave amerikane ka shkaktuar shqetësim te Izraeli.
Ky takim vjen një ditë pas deklaratës së Ankarasë për ndërprerjen e ofensivës së saj 9-ditore kundër milicisë kurde.
Disa komentues vënë në dyshim mundësinë e braktisjes nga SHBA edhe të shtetit hebre.
Ata tremben se mos Irani, armiku i betuar i Izraelit, mbush boshllëkun e lënë nga tërheqja e trupave amerikane dhe forcon pozicionin e tij në Siri, ku mbështet regjimin e Bachar al-Assad.