70% e rusëve aprovojnë rolin e liderit sovjetik Josif Stalin në historinë e Rusisë. Kjo shifër rezulton nga të dhënat e një sondazhi të kryer nga Qendra Levanda, në Rusi, që provon se imazhi i diktatorit sovjetik është rehabilituar mes rusëve.
“Një lider i shkëlqyer”, e quajnë rusët, apo një pjesë e tyre, Stalinin, që dikur u kryqëzua si një autokrat i përgjakshëm. Në një sondazh të vitit 2016, përgjigjet pozitive për rolin e Stalinit në historinë ruse ishin 54% dhe për tre vjet janë rritur me 16%.
“Stalini nis të perceptohet si një simbol i drejtësisë dhe një alternativë e qeverisë aktuale, e konsideruar si e pandershme, mizore dhe që nuk pyet për njerëzit“, shprehet Leonty Byzov, sociolog i Akademisë së Shkencave.
Këtë vit përqindja e njerëzve që thonë se krimet e Stalinit ishin të pajustifikueshme ka zbritur nga 60% në vitin 2018 në 45%.