Sali Berisha është përballur me një situatë të pazakontë teksa po fliste me gazetarët në Kryesinë e Kuvendit. Ai është ndërprerë nga një qytetare, të cilën e ka takuar në fund.
Sali Berisha: Është gazetare. A nuk je gazetare? Po nuk je gazetare zonjë, shko në zyrë, të pres në zyrë dhe të përgjigjem për të gjitha. Po këtu janë.
Qytetarja: Zoti Berisha unë nuk e di kush na bën përfaqëson neve në parlament, që të flasim, kemi halle.
Sali Berisha: Ke të drejtë ti.
Qytetarja: Në televizor shohim vetëm juve dhe Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë.
Sali Berisha: Po hajde e dil edhe ti në televizor këtu edhe unë s’kam kundërshtim. Aty unë nuk kam kundërshtim… Mirë zonjë tani të lutem.
Qytetarja: Ka shkelje ligjore….
Sali Berisha: Ajo ka një hall se kot nuk thotë ajo. Ka një hall ajo po…
Qytetarja: Kryeministri, qysh te ministri ka shkelje ligjore zotni.
Sali Berisha: Unë të besoj ty, po ti nuk e zgjidhim dot këtu. Unë besoj, nuk…..
Qytetarja: Ku, unë s’di kë të takoj. Unë vij të takoj ty, një…
Sali Berisha: Këtë revoltë që ke… Jo prit, tani çfarë të them unë ty. Jo një minutë. Unë të them shkruaj një letër, edhe unë.
Qytetarja: I kam shkruar Presidentit, s’marr përgjigje….
Sali Berisha: Unë nuk jam Presidenti. Unë jam Sali Berisha. Jo një minutë…
Qytetarja: Ju bëj një pyetje shumë të thjeshtë…
Sali Berisha: Zonjë, zonjë një minutë….
Qytetarja: ….sot ka filluar diktatura….
Sali Berisha: Tani, tani shiko. Unë jam i gatshëm të shqyrtoj problemin tënd brenda mundësive që kam. Kaq! Për të tjerat pastaj. Unë…
Qytetarja: Jo, jo një pyetje. Ju keni qenë deputet, ju keni firmosur marrëveshjen në 2008 me Ramën, që i keni marrë të drejtën gjithë shqiptarëve. Vetëm ju zgjidhni deputetët…
Sali Berisha: Aaa. Tani këto pastaj. Lëre këtë, unë thashë se kishe ndonjë hall personal, familjar. Për këto pastaj shko e futu në ndonjë parti edhe zgjidhi. Ose vetëm. Ajo është punë tjetër pastaj. Unë mendova mos kishe ndonjë hall personal.