Një nga problemet më të mëdha që po përballen vendet e Bashkimit Europian është rënia e numrit të popullsisë. Sipas projektimit, pritet që deri në vitin 2050 popullsia në union të tkurret me të paktën 2/3.
Në Letoni dhe Lituani është parashikuar që në vitin 2050 të kenë të paktën 20% më pak popullsisë se sa kishin në vitin 2019.
Rritje të konsiderueshme të popullsisë parashikohet të kenë vetëm vende si Islanda, Irlanda, Suedia, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtejni.
Rënia e numrit të popullsisë do të shoqërohet dhe me plakje të popullsisë sidomos në vendet e Europës lindore, Poloni, Sllovaki, Rumani dhe Bullgari, por edhe në jug të Europës, si Itali, Spanjë dhe Portugali.
Rënia e moshës së popullsisë parashikohet vetëm në disa zona të veçanta ku pjesa më e madhe e këtyre vendeve ndodhe në Gjermani dhe ku mosha pritet të ulet më të paktën 4 vite mesatarisht.
Në 31 vendet që bëjnë pjesë në marrëveshjen e tregtisë së lirë, mosha mesatare e popullsisë nga 45.1 vjeç që ishte në 2019 pritet të shkojë në 49.1 vjeç në vitin 2050.