Porosit një kafe në bar dhe i dorëzon arkëtares 50 euro, por nuk e do kusurin. Ngjarja simpatike ka ndodhur në bar në Marsala (Trapani, Itali) në ditën e parë të rihapjes së lokalit pas karantinës. Protagonisti ka qenë një klient i zakonshëm i barit, që arkëtares së habitur nga veprimi i ka thënë: “Mbaje edhe kusurin. Keni qenë mbyllur për 50 ditë. Është minimumi që unë mund të bëj”.
Më pas klienti i ka thënë arkëtares: “Jam një person me fat. Kam një rrogë si zyrtar publik që paguhet nga taksat që edhe ti i paguan”.