Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë për llogari të Interpol Tiranës. Në pranga ka rënë Leonard Luzi 47 vjeç nga Vlora, i cili akuzohet nga GjKKO se rreth një vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve, krim që u parandalua nga policia.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 05.02.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
47-vjeçari Leonard Luzi akuzohet se më datë 08.08.2023, në bashkëpunim me të tjerë, kishte organizuar vrasjen e shtetasve E. M. dhe I. H.. Ky krim u parandalua nga policia, pasi u arrestua shtetasi A. N., i cili dyshohet se i paguar prej Leonard Luzit do të kryente vrasjet. Shtetasit A. N., në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.
47-vjeçarit i arrestuar në Spanjë do të ekstradohet në Shqipëri.