Aktualitet Portalet raportuan se makinës së Zhaklin Lekatarit iu thyen xhamat, vjen përgënjeshtrimi...

Portalet raportuan se makinës së Zhaklin Lekatarit iu thyen xhamat, vjen përgënjeshtrimi nga Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me lajmin e shpërndarë nga disa portale se oponionistes së BBV Zhaklin Lekatari i është thyer një xham i makinës gjatë natës në afërsi të stadiumit “Dinamo”.

Policia bën me dije se lajmi është i pavërtetë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.” – thuhet në njoftim.