Kryesore Porti i Durrësit, Rama për Metën: Ky shefi Partisë së Lekut ka...

Porti i Durrësit, Rama për Metën: Ky shefi Partisë së Lekut ka shumë njohuri për fshehjen e emrave e lekëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Ilir Metë për çështjen e projektit të Portit të Durrësit.

“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë, shprehet se personi që do të ndërtojë portin e ri turistik ka ndërtuar gjysmën e Dubait, ndërsa tha se Ilir Meta ka ndërtuar vetëm dy parti, duke bërë dhe një parashikim për subjektin e ri politik.

“Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para”, përfundoi kryeministri.