Në seancën e sotme plenare ku u diskutua për çështjen e Portit të Durrësit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherazi edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ajo i është kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga Enkeled Alibeaj, i cili ka thënë më herët se ndërtimi i portit të ri, i cili do të ndërtohet në Porto Romano do të kushtojë 2 miliardë Euro.
Belinda Balluku: Thatë që porti i ri do të kushtojë 2 miliardë Euro. Mos ju referoni shifrave të Berishës, i nxjerr nga koka, ju e dini më mirë se unë. Nuk ekziston ky lloj kuotimi, për ndërtimin e portit të ri, do ua them unë se sa kuotohet ndërtimi i portit të ri, i cili do të ndërtohet me kapacitetet e autoritetit portal të Durrësit, e gjithashtu me mbështetjen e buxhetit të shtetit. Sepse është detyrë e buxhetit të shtetit, sepse është detyrë e këtij shteti të modernizojë infrastrukturën detare. Dhe kushton 390 milionë Euro. Dhe do të bëhet sepse nuk ka më mundësi akomoduese Porti i Durrësit dhe nuk mund të investojmë në zemër të një qyteti për infrastrukturë portale. Duhet të shpërngulet në një zonë tjetër, në një zonë industriale, aty ku do kalojë hekurudha që do e lidhi me Prishtinën, hekurudha që do e lidhi me korridorin e 8 me Maqedoninë e Veriut.
Gjithashtu ajo ka folur edhe për akuzën e bërë nga Enkeled Alibeaj se projekti i Portit të Durrësit i është dhënë Muhamet Alabbar pa u bërë me herët një garë. Ajo ka thënë se gara është bërë dhe se e gjithë opozita është në dijeni për këtë pasi ata i kanë patur të gjitha letrat në dorë.
“Ju e dini shumë mirë që këtu ka një garë të hapur. Ju hidhni baltë dhe diku kjo balta juaj zë. Është detyra jonë të sqarojmë njerëzit. Në republikën e Shqipërisë ka një garë të hapur për investime strategjike. Është ligji i investitorit strategjik. Të njëjtën gjë ka bërë edhe investitori Muhamet Alabbar. Ai ka ardhur në Shqipëri, ka pasur disa individ, se nuk ka ardhur vetëm për Portin e Durrësit. Ai ka parë disa zona ku mund të investonte. Më pas duke dëgjuar qeverinë në lidhje më postimin e Portit të Durrësit në një zonë industriale, i ka lindur kjo ide dhe ka filluar procedurën e investitorit strategjik. Kjo nuk ju pëlqen si përgjigje, se ju hedh një nga kuajt më të fortë të betejës, që këtu nuk ka pasur garë, që këtë janë bërë veprime arbitrare. Kjo nuk është e vërtetë, se ua kemi bërë transparente në komision dhe ua kemi sjellë letrat një e nga një. Se si janë bërë hapat se si ka ardhur projekti, se sa kohë ka ndejtur dhe është analizuar te AIDA, është ngritur komiteti, sa kërkesa ka sjellë investitori strategjik, 33 kërkesa dhe janë pranuar vetëm 5. Ju i dini shumë mirë të gjitha këto, se ua kemi dhënë ne të gjitha letrat, me transparencë të plotë dhe jua kemi dorëzuar në dorë“, u shreh Belinda Balluku.