Bota Portugalia fiton çmimin “destinacioni më i mirë turistik në Europë” për të...

Portugalia fiton çmimin “destinacioni më i mirë turistik në Europë” për të pestin vit radhazi

Portugalia është votuar si “Destinacioni më i Mirë Turistik në Europë” për të pestën herë radhazi në World Travel Awards 2022, i njohur edhe si “çmimet Oscar për turizmin”.

Ky vend europian e fitoi çmimin në edicionin europian të World Travel Awards për këtë vit, bashkë me plot 30 çmime të tjera, sipas SchengenVisaInfo.com.

“Zgjedhjet rezultojnë nga votat e mijëra profesionistëve të këtij sektori, të cilët vijnë nga të gjitha vendet e botë. Këtë vit, Portugalia fitoi edhe 30 çmime të tjera, në mesin e destinacioneve, rajoneve dhe produkteve e shërbimeve më të mira”, theksoi Ministria e Ekonomisë dhe e Shërbimeve në një deklaratë.

Sipas raporteve nga lajmet portugeze, edhe këto destinacione morën vlerësime të larta:

Azores, destinacioni kryesor për turizmin e aventurës në Europë.

Algarve, destinacioni kryesor në Europë për pushimet në plazh.

Lisbona, destinacioni kryesor i Europës për të pushimet në qytet, destinacioni kryesor për kroçerat në Europë dhe metropoli kryesor bregdetar në Europë.

Porto, destinacioni kryesor për qytetin më të mirë në Europë.

Në këtë kontekst, Sekretarja e Shtetit për Tregtinë dhe Shërbimet e Turizmit, Rita Marques, tha se rezultatet e shkëlqyera në shumë prej kategorive të edicionit europian të World Travel Awards 2022 merr një rëndësi akoma më të veçantë pas vështirësive të shkaktuara nga koronavirusi dhe variantet e tij të reja.

Ministri Marques theksoi se është një krenari e madhe që vendi po sheh se kompanitë, profesionistët dhe subjektet kombëtare të turizmit po vlerësohen nga kolegët e tyre në nivel ndërkombëtar.

Lisbona

“Të gjithë operatorët në këtë sektor duhen përgëzuar për përballimin e kësaj sfide, e cila rikonfirmon Portugalinë si destinacionin turistik të përsosur, pavarësisht rrethanave”, thotë Sekretarja e Shtetit për Turizmin, Tregtinë dhe Shërbimet, Rita Marques.

Porto

“Çmimet Oscar të turizmit” kanë filluar të ndahen që në vitin 1993 nga profesionistë të angazhuar në sektorin e turizmit, të cilët vlerësojnë punën e zhvilluar në këtë sektor për të ndihmuar në përmirësimin e industrisë së turizmit dhe për të nxitur konkurrencën, ashtu si dhe cilësinë e këtij sektori.

Portugalia është ndër destinacionet më të preferuara të udhëtimit në Europë, pasi ka hapur dyert e saj për shumë vizitorë ndërkombëtarë.

Azores

Përhapja e koronavirusit bëri që autoritetet në këtë vend të vendosnin rregulla të rrepta për hyrjen e të huajve, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera në mbarë botën, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Megjithatë, me lehtësimin e këtyre kufizimeve, Portugalia ka mirëpritur një numër të madh turistësh.

Algarve

Shifrat e siguruara më parë nga Instituti Kombëtar i Statistikave zbuluan se vetëm gjatë muajit korrik, Portugalia shënoi rekordin më të lartë të turistëve, duke pritur mbi 1.8 milionë vizitorë që u akomoduan në vende të ndryshme në të gjithë Portugalinë.

Shifrat e muajit korrik ishin më të larta se ato të regjistruara përpara përhapjes së virusit.